Mbreti britanik Charles III dhe gruaja e tij Camilla kanë mbërritur në Gjermani, në vizitën e tij të parë jashtë vendit që kur u shpall monarku i ri britanik, raporton Anadolu.
Çifti mbretëror u prit me nderime ushtarake në zonën ushtarake të aeroportit Berlin-Brandenburg.
Ata u pritën nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe gruaja e tij Elke Budenbender, të cilët do të mbajnë një ceremoni mirëseardhjeje në Portën e Brandenburgut të Berlinit.
Qindra njerëz u mblodhën në qendrën historike të Berlinit për të parë ceremoninë zyrtare.
Në mbrëmje, presidenti Steinmeier do të organizojë një pritje shtetërore në Pallatin Bellevue për nder të mbretit britanik dhe gruas së tij.
Gjatë vizitës tre-ditore, Mbreti Charles III do të takohet edhe me kancelarin Olaf Scholz dhe është planifikuar t’i drejtohet parlamentit gjerman të enjten.
Charles dhe Camilla gjithashtu do të vizitojnë qendrën e refugjatëve në ish-aeroportin Tegel dhe do të bisedojnë me refugjatët ukrainasë.
Vizita mbretërore vjen në një kohë kur Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian (BE) po përpiqen për marrëdhënie më të ngushta, tre vjet pasi vendi u largua nga blloku.
Speech of his Majesty King Charles III at Bellevue Palace.
„It is very nice that you all came tonight and didn’t leave me alone with a Dinner for one. I visited Germany over 40 times, which makes me realise how long I’ve been around.“
Sky News #RoyalVisitGermany pic.twitter.com/amBxrYGqkB
— ChristinZ (@ChristinsQueens) March 29, 2023