RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbreti i Jordanisë: Nuk ka siguri në Lindjen e Mesme derisa Palestinezët të kenë shtet

mbreti-i-jordanise:-nuk-ka-siguri-ne-lindjen-e-mesme-derisa-palestinezet-te-kene-shtet

Pas Erdoganit edhe Mbreti i Jordanisë thotë se nuk ka siguri në Lindjen e Mesme derisa Palestinezët të kenë shtet

Mbreti Abdullah i Jordanisë thotë se nuk do të ketë siguri dhe stabilitet në Lindjen e Mesme derisa palestinezët “të marrin shtetin e tyre të pavarur dhe sovran në kufijtë e 4 qershorit 1967, me Jerusalemin Lindor” si kryeqytet.

“Ne mbetemi të palëkundur dhe nuk do ta braktisim rolin tonë, pavarësisht sa të mëdha janë sfidat, për të mbrojtur shenjtërinë islame dhe të krishterë në Jerusalem”, shtoi ai.

Familja mbretërore Hashemite e Jordanisë është kujdestari i vendeve të shenjta myslimane dhe të krishtera në qytet.

Ndërsa lufta hyn në ditën e saj të pestë, numri i palestinezëve të vrarë është rritur në 1 mijë e 55, ndërsa numri i të vrarëve izraelitë gjithashtu është rritur – në 1 mijë e 200.

Nga ana tjetër, shifra e palestinezëve të lënduar është rritur në 5 mijë e 184, ndërsa numri i të plagosurve izraelitë është 3 mijë e 7 sipas Ministrive të Shëndetësisë.

Në West Bank, janë regjistruar deri më tani 23 të vrarë dhe 130 të lënduar.

Më shumë se 260 mijë njerëz janë zhvendosur në Gaza, me më shumë se 175 mijë të strehuar në 88 shkolla të OKB-së, me numrat në rritje ndërsa sulmet ajrore vazhdojnë. /besa

Related posts

Bombardime intensive raportohen në Khan Younis të Gazës jugore

admin

Nisen 6 anije të tjera me grurë nga Ukraina

admin

sh-kryeministri izraelit, Olmert: Vendi është “në prag të luftës civile”

admin