RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbreti i Jordanisë paralajmëron për konflikt nëse ndryshon statusi i Jeruzalemit

mbreti-i-jordanise-paralajmeron-per-konflikt-nese-ndryshon-statusi-i-jeruzalemit

Mbreti i Jordanisë thotë se është i gatshëm për konflikt nëse statusi i vendeve të shenjta të Jerusalemit ndryshon me ardhjen në pushtet të qeverisë së krahut të djathtë në Izrael.

Në një intervistë ekskluzive për CNN, mbreti Abdullah II tha se ky muaj është kritik për vendin e tij, meqenëse qeveria në Izrael po bën përpjekje të bëjë ndryshime për mbrojten e vendeve të shenjta myslimane dhe krishtere në Jerusalemin lindor, për çka thotë ai ka “vija të kuqe”.

“Nëse njerëzit duan të hyjnë në konflikt me ne, jemi të gatshëm. Unë gjithmonë kam dëshirë të besoj që ta shohim gotën gjysmë të mbushur, mirëpo ne kemi edhe vija të kuqe… Dhe nëse njerëzit duan të shkelin ato vija, atëherë ne do të merremi me ta”, thotë mbreti jordanez.

Në anën tjetër, qeveria e re e liderit izraelit, Benjamin Netanyahu pritet të jetë krahu më ekstrem i djathtë në historinë e Izraelit, e cila përfshin figura kontroverse. Prandaj, kjo ka shkaktuar shqetësime për mundësinë e eskalimit të dhunës midis Izraelit dhe Palestinës dhe për të ardhmen e marrëdhënieve të Izraelit me fqinjët arabë dhe aleatët perëndimorë, shkruan CNN, përcjell Klankosova.

Ky vit ishte më i tmerrshmi për palestinezët dhe izraelitët në gati dy dekada, kështu duke rritur në këtë mënyrë spektrin e një kryengritje të re palestineze kundër Izraelit.

“Duhet të shqetësohemi për intifadën (kryengritjen) e ardhshme. Dhe nëse ajo ndodhë, atëherë do të ketë shkelje totale të ligjit dhe rendit dhe asnjëra palë nuk do të përfitojë nga ajo. Mendoj se ka shqetësime edhe për ne në regjion, përfshirë ata në Izrael që janë në anën tonë me shpresë që nuk do të ndodhë”, thotë mbreti Abdullah II.

Related posts

Departamenti Amerikan i Shtetit: Njohja reciproke, në qendër të dialogut Kosovë – Serbi

admin

Kryeministri britanik vizitë të papritur në Ukrainë në Ditën e Pavarësisë

admin

Qeveria gjermane ndan afro 3 milionë euro për Forcat e Armatosura të BeH-së

rezart morina