RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbrojtja e ‘të drejtave palestineze’ nga supermodelja Bella Hadid inatos ministrin ekstremist izraelit

mbrojtja-e-‘te-drejtave-palestineze’-nga-supermodelja-bella-hadid-inatos-ministrin-ekstremist-izraelit

Mbrojtja e të drejtave të palestinezëve nga supermodelja amerikane Bella Hadid e ka vënë atë nën kritikat e ministrit të Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, transmeton Anadolu.

Në një intervistë me një kanal izraelit të mërkurën, Ben-Gvir tha se të drejtat e sigurisë dhe lëvizshmërisë së kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë më shumë peshë sesa ato të palestinezëve.

“E drejta ime, e gruas sime, e fëmijëve të mi, për të bredhur rrugëve të Judesë dhe Samarisë (term izraelit për Bregun Perëndimor) është më e rëndësishme se e drejta e lëvizjes së arabëve”, tha Ben-Gvir.

Hadid reagoi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka rreth 60 milionë ndjekës, për të denoncuar komentet e Ben-Gvirit kundër palestinezëve.

“Në asnjë rrethanë, në asnjë moment, veçanërisht në vitin 2023, një jetë nuk duhet të konsiderohet më e vlefshme se e një tjetri, posaçërisht për shkak të përkatësisë etnike, kulturës apo armiqësisë së pabazë”, shkroi ajo.

Supermodelja, babai i së cilës është palestinez, postoi gjithashtu një video nga grupi izraelit i të drejtave “B’Tselem” që tregon ushtarët izraelitë në qytetin El-Halil (Hebron) të Bregut Perëndimor duke i thënë një banori se palestinezëve nuk u lejohet të ecin në një rrugë të caktuar, sepse ajo është e rezervuar për hebrenjtë.

“A i kujton dikujt diçka kjo?”, shtoi Hadid.

Ben-Gvir u përgjigj në një deklaratë të premten duke e quajtur supermodelen “urrejtëse të Izraelit” dhe e akuzoi atë për postimin e një pjese të intervistës “me qëllim që të më bënte të dukem raciste dhe i keq”.

Komentet e ministrit izraelit tashmë kanë shkaktuar reagime të gjera, duke përfshirë edhe nga SHBA-ja, që i kanë cilësuar ato si “retorikë raciste”.

Ben-Gvir ka pikëpamje të ekstremit të djathtë për palestinezët dhe ka bërë thirrje për zhvendosjen e tyre. Ai është bashkuar vazhdimisht me kolonët izraelitë në bastisjet ndaj kompleksit të Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

Në nëntor, presidenti izraelit Isaac Herzog paralajmëroi në një audio të rrjedhur se “e gjithë bota është e shqetësuar” për pikëpamjet e ekstremit të djathtë të Ben-Gvirit.

Sipas vlerësimeve, rreth 700.000 kolonë izraelitë jetojnë në 164 vendbanime dhe 116 poste në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet kolone hebraike në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.

Related posts

Marrëveshja me Serbinë për energjinë, Kurti: Lajm i mirë, vendit i është shkaktuar dëm i madh nga mosinkasimi

admin

Spitali Al Shifa në Gaza del jashtë funksionit! Hamasi hedh poshtë mundësinë për armëpushim: Propozimi izraelit nuk plotëson kërkesat tona

admin

Lista Serbe rikthehet në Kuvend

rezart morina