RTV AHIRETI
Uncategorized

Më 21 prill votimi për shkarkim të kryetarëve në veri

me-21-prill-votimi-per-shkarkim-te-kryetareve-ne-veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, në  Leposaviq, Zveçan, Zubin-Potok dhe Mitrovicë të Veriut.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Burim Ahmetaj, kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së i bëri të ditur të dhënat për katër komunat në veri lidhur me nënshkrimet, gjegjësisht peticionet.

Ai njoftoi se nga peticioni i organizuar në komunën e Leposaviqit, KQZ ka pranuar për verifikim listën me 3,030 nënshkrime të plotësuara në 304 faqe.

Sipas tij, pas krahasimit me të dhënat e listës së votuesve e bazuar në numrin personal, rezulton se 2,905 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në këtë komunë.

“Pra, numri i përgjithshëm i votuesve në komunën e Leposaviqit është 13,441 votues, ku 20 për qind e votuesve për këtë komunë i bie të jenë 2,689 votues…andaj këto nënshkrime përbëjnë 20% të votuesve në këtë komunë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, nga raporti i verifikimit të peticionit nga Zubin Potokut, sipas shkresës së pranuar nga kryesuesi i Kuvendit komunal lista përmban 1,576 nënshkrime të plotësuara në 158 faqe.

Sipas Ahmetajt, pas krahasimit me të dhënat e listës votuese rezulton se 1,380 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në këtë komunë.

Ai më tej njofton se numri i përgjithshëm i votuesve në këtë komunë është 6,732 votues, ndërsa 1,347 votues përbëjnë 20% të listës votuese.

Sipas tij, këto nënshkrime të mbledhura përbëjnë 20% të votuesve në këtë komunë, ka theksuar Ahmetaj.

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj më tej tha se edhe nga peticioni i organizuar në komunën e Zveçanit, KQZ ka pranuar për verifikim listën me 1,834 nënshkrime të plotësuara në 185 faqe.

Pas krahasimit me të dhënat e listës votuese në këtë komunë 1,714 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në këtë komunë.

Sipas tij, numri i përgjithshëm i votuesve në këtë komunë është 7,052 votues, ku 20 për qind e votues i bie të jenë 1,411 votues që përbëjnë 20% të listës votuese.

Ai po ashtu njoftoi edhe për të dhënat nga veriu i Mitrovicës.

Ahmetaj theksoi se KQZ ka pranuar për verifikim listën me 4,148 nënshkrime të plotësuara në 423 faqe.

Pas krahasimit me të dhënat e listës votuese rezulton se 3,653 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në këtë komunë.

Numri i votuesve në këtë komunë është 18,199 votues, ku 3,640 votues përbëjnë 20% të listës votuese.

Nënshkrimet e mbledhura përbëjnë 20% të votuesve në këtë komunë, tha ai.

“Marr parasysh kohën e nevojshme për përgatitjen procedurale dhe organizmin teknik Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve konsideron se koha më e përshtatshme për organizmin e procesit të votimit mund të jetë data 21 prill 2024 për të cilin nevojitet vendim për caktimin e kësaj date si datë për mbajtjen e procesit të votimit për largimin e kryetarëve”, tha Ahmetaj.

KQZ më pas me 8 vota për dhe 2 abstenim miratoi datën 21 prill për votim për shkarkim të kryetarëve në veri. /Telegrafi/

The post Më 21 prill votimi për shkarkim të kryetarëve në veri first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Job numbers show tremendous growth in state’s travel industry

admin

Google introduces Neural Networks API in DP of Android 8 Developer Review

admin

Hajredin Kuçi: Nuk ka pasur bastisje në shtëpinë time

RTI