Më shumë se një miliard njerëz jetojnë me obezitet në mbarë botën, tregojnë vlerësimet globale të publikuara në The Lancet.
Në mesin e këtyre një miliard njerëzve përfshihen rreth 880 milionë të rritur dhe 159 milionë fëmijë, sipas të dhënave të vitit 2022, shkruan BBC.
Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve thotë se ka nevojë urgjente për ndryshime të mëdha në mënyrën se si trajtohet obeziteti.
Obeziteti mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të shumë çrregullimeve serioze shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje kanceri.
SHBA-ja renditet në vendin e 10-të për shkallën e obezitetit tek meshkujt dhe në vendin e 36-të tek femrat.