RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mehaj fton të rejat të bëhen pjesë e FSK-së

mehaj-fton-te-rejat-te-behen-pjese-e-fsk-se

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka ftuar të gjitha të rejat që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës. Sipas tij, pjesëmarrja e gruas në ushtrinë e Kosovës është tejet e rëndësishme, njofton Klan Kosova.

“Pjesëmarrja e gruas në ushtrinë e Republikës së Kosovës është tejet e rëndësishme, ngase barazia është themeli i çdo shteti, dhe përbërja e ushtrisë duhet të reflektoj përbërjen e popullsisë, por mbi të gjitha ngase atdhedashuri nuk njeh gjini. Në kuadër të frymës së bashkëpunimit në takim me organizatat joqeveritare që trajtojnë barazinë gjinore, biseduam dhe për fushatën aktuale të rekrutimit, rëndësisë së njoftimit të të rejave për mundësitë që ofron FSK në zhvillimin e karrierës nën emblemën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që simbolizon ëndrrën e dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit, por dhe guximin e brezave të rinj e krenarinë e popullit”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ministri Mehaj ka shtuar se, gra dhe burra të këtij vendi qëndrojmë bashkë në konsolidimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës në standardet e NATO-s, ashtu siç përher të rinjtë e të rejat e këtij vendi, populli ynë i dashur ka ditur të kontribuoj pakursyer deri në vetmohim për lirinë që tejkalon kuptimin metafizik, për sigurinë që duhet ta ndiej secili për veten e tij dhe brezat e ardhshëm, për atdheun që territorialisht përkufizon dhe ndjenjat më sublime të popullit.

Andaj, ftojmë të gjitha të rejat e interesuar që t’i dedikohen këtij profesioni fisnik, të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ushtrisë.

Bashkë drejt anëtarësimit në NATO!

Related posts

Dënohet me një vit burgim me kusht, drejtori i shkollës, i cili përjashtoi arsimtaren me shami, Remzie Lezin

rezart morina

Shqipëria në sytë e mediave ndërkombëtare

admin

Sllovenia zgjedh presidenten e parë grua

admin