RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mërgimtarët detyrohen të kthehen nga rruga që të çon në Merdar

mergimtaret-detyrohen-te-kthehen-nga-rruga-qe-te-con-ne-merdar

Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës nga pika kufitare në Merdar raportojnë se janë detyruar të kthehen për të kërkuar rrugë alternative pas barrikadave që kanë vendosur serbët në rrugën që të çon te kjo pikë kufitare.

Në adresë të KOHËS ka ardhur një video e cila tregon se rruga që të çon në Merdar nga Serbia është bllokuar.

Veton Zika, mërgimtar, ka folur për KOHËN duke thënë se ata janë detyruar të kthehen nga Merdarja, për në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

“Jemi rreth 15 vetura, nga Austria, Gjermania. Rruga ka qenë e bllokuar në Merdar dhe jemi detyruar që të kthehemi mbrapsht, për të vazhduar te Dheu i Bardhë. Videon e kam bërë rreth orës 20:25”, ka thënë Zika.

RTS-ja ka raportuar se rreth 20 persona kanë bllokuar rrugën nga drejtimi i Kurshumlisë në drejtim të Podujevës me një kamion dhe traktor në shenjë mbështetje për serbët në Kosovë.

Related posts

Kirgistan, vendoset gurthemeli i kompleksit dhe xhamisë me kapacitet për 20 mijë persona

admin

IKShPK-ja del sërish me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

RTI

Italia goditet nga një tërmet

admin