Dielli është aktivizuesi numër një i vitaminës D në organizmin jetësor.
Kjo vitaminë është tejet e vlefshme për përthithjen e kalciumit dhe fosforit që përfitohen prej ushqimeve.
Të dy kripërat e mësipërme minerale janë vitale për kryerjen e shumë funksioneve të organizmit sidomos për mbarëvajtjen dhe mirëqënien e sistemit të kockave.
Dielli dhe Vitamina D
Nëse jetoni në vende me diell dhe lëkurën e ekspozoni në diell rreth 15 minuta në ditë AgroWeb.org raporton se organizmi do të prodhojë sasi të mjaftueshme të vitaminës D.
Pse ka shumë rëndësi vitamina D?
Ju bën gati t’i rezistoni dimrit
Vitamina D e aktivizuar nga dielli rrit imunitetin dhe ul rrezikun e prekjes nga gripi dhe ftohjet.
Studimet ndërkombëtare ku bazohet AgroWeb.org kanë provuar vitamina D që arrin të reduktojë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë.
Kjo sëmundje është më e rrallë në vendet me shkëlqim më të shpeshtë të diellit. Pra aty ku njerëzit në masë të madhe i ekspozohen ndriçimit natyral diellor.
Mirëmban shëndetin e trurit
Vitamina D luan rol kryesor në ruajtjen e shëndetit të trurit. Aktivizimi i kësaj vitamine zvogëlon shanset e rënies së funksioneve logjikuese dhe kognitive me kalimin e moshës.
Vlera të tjera kryesore të vitaminës D
Ekspozimi ndaj diellit dhe përfitimi i vitaminës D lehtëson mbajtjen e një peshe të shëndetshme trupore. Githashtu si pasojë e vetive të kësaj vitamine lehtësohen problemet e azmës.
Vitamina D gjithashtu arrin të lehtësojë simptomat e artritit dhe reumatizmës që prek mosha të ndryshme.
Falë rolit të kësaj vitamine, AgroWeb.org u tregon se organizmi arrin të shërohet më shpejt nga sëmundjet stinore.
Vitamina D sipas studimeve mjekësore arrin të ulë shanset e problemeve në zemër dhe infarkteve sidomos në moshat nga 40-60 vjeç.
Ushqimet e pasura me Vitaminën D
Ushqimet ku mund ta gjeni: Vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bylmetit, drithërat e pasuruar.
Sa ju nevojitet
Grupmoshat 19-70 vjeç: 600 njësi ndërkombëtare në ditë
• Të rriturit mbi 71 vjec : 800 njësi në ditë
Përfitimet: Është e nevojshme për kockat, muskujt, sistemin imunitar, dhe komunikimin e brendshëm mes trurit dhe trupit.