Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka denoncuar publikisht një shqetësim të qytetarëve shqiptarë të Bujanocit, të cilët në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit, kanë hasur në një grafit.
Ai përmban mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe, (Vdekje shqiptarëve), dhe kjo vie pas protestave të cilat dje u bënë në Luginë.
”Në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc gjatë ditës së sotme, qytetarët e kanë parë këtë grafit “vdekje shqiptarëve”. Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të merren masat”.
The post Mesazhe kërcënuese serbe ”Vdekje shqiptarëve” në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc first appeared on Radio Televizioni Iliria.