RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Meta, Facebook po censurojnë përmbajtjet pro-Palestinës në të gjithë botën

meta,-facebook-po-censurojne-permbajtjet-pro-palestines-ne-te-gjithe-boten

Kompania që zotëron rrjetin Facebook, Meta, ka censuruar sistematikisht zërat dhe përmbajtjet pro-Palestinës në platformat e saj globale gjatë konfliktit brutal izraelito-palestinez, thuhej sot në një raport të grupit të të drejtave të njeriut ‘Human Rights Watch’.

Dokumenti me 51-faqe denoncon se grupi Meta, ka fshirë ose nuk ka lënë të bëhen publike postimet e përmbajtjet pro-Palestinë, “duke përfshirë dhe mbështetje paqësore ndaj kauzës së Palestinës”.

Më 7 Tetor ushtria izraelite nisi bombardimet dhe pushtimin e Gazës ku mbi 20 000 palestinezë janë vrarë deri tani, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza.

Rrethimi dhe izolimi i mëtejshëm i Gazës nga Izraeli ka çuar në një katastrofë humanitare për rreth 2 milionë banorët e Rripit të Gazës, shumica e tyre të mitur.

Në raportin e Human Rights Watch mes te tjerash thuhej: “Censurimi nga Meta i përmbajtjeve në mbështetje të Palestinës i shtohet vuajtjeve të civilëve, në një kohë masakrash të papara që palestinezët po vuajnë”.

“Censura është një tjetër hap për zhdukjen e palestinezëve”, shkruante grupi i të drejtave pasi kishte analizuar 1,050 raste të censurës online në më shumë se 60 shtete.

Raporti theksonte të paktën 100 raste censure të fshehjes së postimeve pro-Palestinës me taktika si “heqje e përmbajtjes, pezullime ose bllokime të llogarive, mospublikimin e përmbajtjes ose paaftësi të gjetjes së tyre”.

Meta nuk iu përgjigj kërkesës për komente nga rrjeti britanik The Independent.

Zhvillimi vjen pasi senatorja amerikane Elizabeth Warren i dërgoi një letër kreut të Meta Mark Zuckerberg ku kërkonte informacion për censurimin e përmbajtjeve pro-Palestinë.

Human Rights Watch sinjalizonte rastet e kufizimeve të përmbajtjeve në rrjetet Instagram/Facebook Live, duke reduktuar shikueshmërinë ose shpërndarjen e postimeve të tilla nga individë apo grupe, si dhe duke mos shpërndarë njoftimet e tyre të zakonshme. /parstoday

Related posts

Mbi 90 të vr’arë në pr’otestat në Bangladesh

admin

Garat me vetura, policia gjobiti gjashtë shoferë me 150 euro

rezart morina

Erdoğan rikonfirmon mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës, bën thirrje për kthimin e Krimesë Kievit

rezart morina