RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MF-ja e KEK-u nënshkruan dy marrëveshje mbi 60 milionëshe për energji solare

mf-ja-e-kek-u-nenshkruan-dy-marreveshje-mbi-60-milioneshe-per-energji-solare

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Korporatës Energjetike të Kosovës kanë nënshkruar dy marrëveshje me vlerë totale mbi 60 milionë euro për financimin e projektit të energjisë solare (Solar4Kosovo).

Projekti parasheh ndërtimin e një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet të instaluar deri në 100 MW.

“Ky projekt parasheh ndërtimin e një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet të instaluar deri në 100 MW, që do të prodhojë rreth 152 GWh energji në vit. Synimi kryesor është rritja e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe ulja e ndikimit në ambient nga prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Pjesë e projektit thuhet se është instalimi i paneleve solare në fushat e ish-deponisë së hirit të KEK-ut, afër termocentraleve. “Para instalimit, rreth 150 hektarë të ish-deponisë së hirit në afërsi të Kosova A dhe deponisë së hirit ‘Dragodan’ do të rivitalizohen. Përveç kapacitetit të shtuar për prodhimin e energjisë elektrike, ky projekt do të ndihmojë KEK-un në rritjen e nivelit të menaxhimit të burimeve të energjisë, si dhe në zhvillimin e kapaciteteve për investime në burime të diversifikuara të energjisë në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Marrëveshjet janë nënshkruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Bekir Gërguri.

Related posts

Macron: Arrestimi i shefit të Telegramit nuk ishte vendim politik

admin

Haxhiu kritikon Gjykatën Kushtetuese për vonesa në trajtimin e ligjeve

rezart morina

Policia shqiptoi mbi 36 mijë gjoba për një muaj me Ligjin e ri për trafikun

rezart morina