RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra njerëz protestuan në Palma de Majorka kundër turizmit masiv

mijera-njerez-protestuan-ne-palma-de-majorka-kunder-turizmit-masiv

Mijëra aktivistë kundër turizmit protestuan në Palma de Majorka të Spanjës të dielën, në demonstratën e fundit kundër një industrie shumë të rëndësishme për kombin iberik.

Duke mbajtur modele të improvizuara avionësh dhe anijesh lundrimi, protestuesit ecën nëpër rrugët e kryeqytetit të Majorkas me postera ku shkruhej “jo turizmit masiv” dhe “ndaloni avionët privatë”, raporton Reuters.

Aktivistët kundër turizmit kanë organizuar një sërë protestash këtë vit në Barcelonë dhe destinacione të tjera të njohura pushimi: si Palma de Mallorca, Malaga dhe Ishujt Kanarie, duke thënë se vizitorët po rrisin kostot e strehimit dhe po bëjnë që banorët të mos jenë në gjendje të përballojnë të jetojnë në qendrat e qytetit.

Rreth 10,000 protestues morën pjesë në demonstratën e Majorkës të dielën, ka bërë të ditur policia.

Disa turistë mbështetën marshimin, ndërsa disa të tjerë po ndiheshin keq.

Pere Joan Femenia, nga “Menys Turisme, Mas Vida” (Më pak turizëm, më shumë jetë) që organizoi protestën e së dielës në Majorka, ka thënë për Reuters se protestuesit donin më pak turistë në ishull.

“Turizmi masiv po e bën të vështirë jetën për banorët vendas që nuk mund të përballojnë të jetojnë në ishullin e tyre sepse banesave turistike po u rriten çmimet. Turistët mbushin plazhet dhe rëndojnë shërbimet publike gjatë verës”, ka thënë ajo.

“Ne duam të shkurtojmë turizmin masiv dhe të ndalojmë jorezidentët të blejnë shtëpi që përdoren vetëm për disa muaj në vit”, ka shtuar ajo.

Pas Katalonjës, ishujt Balearik ishin rajoni i dytë më i popullarizuar i Spanjës për turistët vitin e kaluar, duke tërhequr 14.4 milionë pushues, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Statistikave Spanjolle.

Turizmi gjeneron 45% të produktit të brendshëm bruto të Ishujve Balearik, sipas të dhënave nga Exceltur, një organizatë e industrisë.

Në tremujorin e parë të këtij viti, 16.1 milionë njerëz vizituan Spanjën, një rritje prej 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vizitorët shpenzuan 109 miliardë euro në Spanjë vitin e kaluar, kundrejt 63.5 miliardë eurove sa u shpenzuan në Francë.

Related posts

Diplomati gjerman, Sarrazin: Kosova rrezikon izolim më të thellë, shkak ndalesa për importet serbe

admin

Izraeli i shet Greqisë raketa të telekomanduar anti-tank

admin

Macron: Ambasadori francez do të qëndrojë në Niger pavarësisht ultimatumit të juntës

admin