Franca është përfshirë nga protestat një ditë më parë, por që pritet të zhvillohen edhe gjatë ditëve në vijim. Mijëra qytetarë mbushën sheshet kundër sulmeve dhe bombardimeve në Rafah.
Place de la République, në zemër të kryeqytetit francez, u mbush plot me qytetarë të cilët mbanin në duar flamuj palestinezë dhe brohorisnin “Stop gjenocidit”.
Sipas autoriteteve në tubim ishin rreth 4,500 njerëz. “Ne jemi të gjithë fëmijët e Gazës”, “Izraeli po vret fëmijët e Palestinës”…, ishin disa mbishkrime në pankartat që protestuesit mbanin në duar.
Granatimet izraelite mbrëmjen e të dielës në një kamp të personave të zhvendosur në periferi Tal Ash Sultan të Rafah lanë 45 të vdekur dhe 249 të plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit.
The post Mijëra qytetarë protestojnë në Paris, thirrje për t’i dhënë fund bombardimeve first appeared on Radio Televizioni Iliria.