RTV AHIRETI
Lajme

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme

ministrat-e-jashtem-te-be-se-mblidhen-per-ukrainen-dhe-lindjen-e-mesme

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) u mblodhën në Bruksel për të diskutuar për situatën e fundit në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare si dhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba përmes video-konferencës do të marrin pjesë në takimin në Bruksel nën kryesimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

Kuleba do të informojë ministrat për situatën e fundit të luftës në Ukrainë. Ministrat më pas do të diskutojnë mbi situatën në Lindjen e Mesme në dritën e zhvillimeve të fundit.

Në një deklaratë për mediat para takimit, Borrell tha se 70 për qind e kapacitetit të prodhimit të energjisë elektrike në Ukrainë është dëmtuar. Ai tha se kjo situatë do të vështirësojë jetën e civilëve në sezonin e ardhshëm të dimrit.

“Më shumë kapacitete të mbrojtjes ajrore dhe prodhimit të energjisë elektrike. Këto janë dy thirrje që duhet t’u bëjmë vendeve anëtare. Sigurisht, ne do të diskutojmë edhe për çështje të tjera të Ukrainës”, tha Borrell.

Ai tha se në takim do të diskutohen gjithashtu kontaktet ruse të kryeministrit hungarez Viktor Orban, menjëherë pas vizitës së tij në Ukrainë dhe i cili kryeson mandatin e BE-së.

Duke kujtuar se Hungaria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së “akuzoi BE-në se është bashkim që dëshiron luftë”, Borrell tha se kjo është “e papranueshme”.

“BE-ja mbështet Ukrainën dhe është e gatshme t’i japë fund kësaj lufte në bazë të kartës së OKB-së. BE-ja nuk përpiqet për vazhdimin e luftës, nuk është palë në luftë. Ajo mbron Ukrainën përballë një sulmi”, tha Borrell.

The post Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Mexhiti: Kjo Qeveri është një fillim i ri për Maqedoninë e Veriut

RTI

Rritet në 38.193 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rezart morina

OKB dënon thirrjen e ministrit iz’raelit për të zhvendosur njerëzit nga Bregu Perëndimor

admin