RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov në Shkup: Situata në Gaza është “shumë serioze”

ministri-i-jashtem-i-rusise,-lavrov-ne-shkup:-situata-ne-gaza-eshte-“shume-serioze”

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov deklaroi se situata në Rripin e Gazës është “shumë serioze”, raporton Anadolu.

Lavrov mbajti konferencë për media pas takimit të Këshillit të 30-të Ministerial të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shkup, kryesues i mandatit të së cilës është Maqedonia e Veriut.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të AA-së se “Si i komentoni raportimet se Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të Izraelit dhe rreth mbështetjes së SHBA-së për Izraelin”, Lavrov tha: “Situata në Gaza është shumë e rëndë. Të dhënat e OKB-së janë të tmerrshme. Numri i fëmijëve të vdekur i kaloi 6 mijë. Numri i grave të vdekura është mbi 4 mijë”.

“Ne e dënuam fuqishëm sulmin terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor. Megjithatë, ne jemi kundër luftimit të terrorizmit me çdo mjet, duke përfshirë shkeljet e rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar. Kolegët tanë izraelitë e dinë këtë. Të gjitha vendet e tjera të interesuara në këtë rajon kanë një qasje e ngjashme”, tha Lavrov.

Sipas tij, Izraeli ka deklaruar se nuk do të ndalet derisa të shkatërrojë Hamasin. Lavrov tha se rregullat e luftës nuk janë eliminuar.

Ministri rus tha se janë në favor të garantimit të sigurisë së Izraelit. “Siguria e Izraelit është në situatë të ndjeshme. Arsyeja për këtë është moszbatimi i vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me krijimin e shtetit palestinez”.

– “Blinken iku nga këtu”

Duke kujtuar se ministrat e disa vendeve perëndimore nuk morën pjesë në takimin e OSBE-së dhe se Blinken u largua nga Shkupi pasi mori pjesë në darkën joformale para takimit, Lavrov tha: “Homologu im Blinken iku nga këtu, unë nuk ika askund”.

“Ministrat e Ukrainës, Polonisë dhe vendeve baltike nuk ishin të pranishëm në këtë takim. Blinken dhe Borrell (Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë) gjithashtu u larguan këtu. Pse po ndodh kjo? Ata ndoshta mendojnë se duke bërë këtë po theksojnë qëllimin e tyre për të izoluar Rusinë. Mendoj se ata janë frikacakë, kanë frikë të flasin sinqerisht, me të vërtetën”, u shpreh Lavrov.

Ai tha se vendet perëndimore po ndjekin politikë të shpërbërjes së OSBE-së. “Kemi parë që kolegët tanë perëndimorë nuk e kanë nxjerrë mësimin nga politikat e tyre të pasuksesshme që synojnë shkatërrimin e OSBE-së. Ata me vendosmëri po përpiqen të shkatërrojnë organizatën. 95 për qind e fjalimeve të djeshme të kolegëve perëndimorë kishin për qëllim këtë. Vetëm disa njerëz kujtuan se OSBE-ja u krijua për të bashkëpunuar dhe garantuar sigurinë e ndërsjellë. Ne shohim se çdo gjë e krijuar në OSBE është plotësisht e korruptuar”, theksoi Lavrov.

– “Jo të gjithë ministrat mund të merrnin pjesë në takim”

Duke iu përgjigjur pyetjes se, “A nënkupton pjesëmarrja e Rusisë në takimin e OSBE-së se Perëndimi ka filluar të kuptojë nevojën për ndërveprim me Moskën?, Lavrov tha: “Kur mbahet mbledhje e Këshillit të Ministrave të OSBE-së, askush nuk duhet të ftojë askund. Vendi pritës i takimit ka detyrimin të sigurojë pjesëmarrjen e të gjithë ministrave dhe atyre që i shoqërojnë, përfshirë gazetarët. Kjo nuk ndodhi këtu. Ata nuk kanë të drejtë për të mos e ftuar askënd”.

Related posts

Në xhamitë e Kosovës u mblodhën mbi 400 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi

admin

Largohen kamionët barrikadues në veri

admin

Zhduket një person në Zveqan, dyshohet se ka rënë në lumin Iber

admin