Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, u prit në një takim nga kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, në rajonin Penang të Malajzisë, transmeton Anadolu.
Në një postim nga llogaria e Ministrisë së Jashtme turke në Twitter theksohet pritja e ministrit Fidan nga kryeministri malajzian Anwar Ibrahim.
Në një postim tjetër të ministrisë thuhet se kryediplomati turk u takua edhe me zv.kryeministrin Ahmad Zahid Hamidi.