Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu do të fillojë një turne në pesë vende të Afrikës, duke filluar me Afrikën e Jugut, njoftoi Ministria e Jashtme turke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas Afrikës së Jugut, Çavuşoğlu do të vizitojë Zimbabvenë, Ruandën, Gabonin dhe Sao Tome kdhe Principen, tha Ministria në një deklaratë.
Të hënën, Çavuşoğlu do të hapë zyrtarisht një Konsullatë të Përgjithshme turke në Cape Town dhe do të mbajë takime zyrtare në Pretoria ditën e nesërme.
Gjatë vizitës, e cila do të përfundojë më 14 janar, ministri pritet të zhvillojë edhe bisedime dypalëshe me homologët e tij.
“Të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona dypalëshe me vendet e lartpërmendura do të diskutohen gjatë takimeve të ministrit Çavuşoğlu dhe do të shkëmbehen pikëpamjet për çështjet rajonale si dhe për Politikën tonë të Partneritetit Afrikan”, shtoi Ministria.
Zhvillimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me vendet afrikane përbën një nga shtyllat e politikës së jashtme shumëdimensionale të Ankarasë.