RTV AHIRETI
Lajme

Ministri i Jashtëm turk: Mbështesim Kosovën për të arritur pozitën e merituar në arenën ndërkombëtare

ministri-i-jashtem-turk:-mbeshtesim-kosoven-per-te-arritur-poziten-e-merituar-ne-arenen-nderkombetare

“Dua ta shpreh kënaqësinë time që ndodhem në Prishtinë dhe në të vërtetë veten e ndiej si në shtëpi”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, në një konferencë të përbashkët me homologen e saj të Kosovës, Donika Gërvalla.

Fidan thotë se populli i Kosovës nuk është vetëm mik i Turqisë, por janë vëllezërit e motrat e tyre.

“Kosovarët nuk janë vetëm miqtë tanë, janë edhe vëllezërit e motrat tona. Ne duam që lidhjet e palëkundura midis nesh, të zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Ndër të tjera, ministri i Jashtëm deklaron se Turqia ka mbështetur dhe mbështet Kosovën në arritjen e saj të merituar në arenën ndërkombëtare.

“Folëm dhe për zhvillimet e fundit në Ballkan dhe se çfarë mund të bëhet për arritjen e stabilitetit në rajon. Ne si Turqi mbështesim Republikën e Pavarur të Kosovës dhe vlerësojmë se ajo të qëndrojë në këmbët e saj. Ne kemi mbështetur Kosovën që nga fillimi për ta arritur pozitën e saj të merituar në arenën ndërkombëtare, dhe mbështetja jonë do të vazhdojë. Forcat e NATO-s dhe KFOR-it kanë rol të rëndësishëm në Kosovë në vendosjen e sigurisë. Është krenari që shohim komandantin tonë që vazhdon të ketë suksese këtu në Kosovë”, tha Fidan.

“Qëllim yni është të sjellim një vizion gjithëpërfshirës në marrëdhëniet tona, sigurinë, politikën dhe ekonominë i konsiderojmë tri shtylla kryesore të bashkëpunimit tonë”.

The post Ministri i Jashtëm turk: Mbështesim Kosovën për të arritur pozitën e merituar në arenën ndërkombëtare first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kryeministri britanik i shqetësuar për situatën në veri: Kurti e Vuçiq kanë përgjegjësi për të ulur tensionet

admin

Njohu Palestinën si shtet sovran, kryeministri palestinez viziton Spanjën

admin

Kosova ftohet për herë të parë në Konferencën COP28

admin