Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka pritur në një takim të shtunën shefin e byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, transmeton Anadolu.
Sipas burimeve diplomatike, Fidan dhe Haniyeh kanë diskutuar vendosjen e menjëhershme të një armëpushimi në Gaza, rritjen e ndihmës humanitare, lirimin e pengjeve dhe një zgjidhje me dy shtete për paqe të qëndrueshme.