RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Punëve të Jashtme i BeH-së vizitë në Shqipëri

ministri-i-puneve-te-jashtme-i-beh-se-vizite-ne-shqiperi

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërkohë është takuar me homologun e tij, Igli Hasani, raporton Anadolu.

Pas takimit në selinë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, Hasani dhe Konakoviq mbajtën një deklaratë të përbashkët për mediat, duke u fokusuar në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështje të tjera.

Ministri Hasani ka theksuar se me ministrin Konakoviq ka zhvilluar bisedime të sinqerta dhe të frytshme. “Konstatuam se, potenciali i zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe është ende i pashfrytëzuar siç duhet. Vendosëm disa piketa të punës sonë të mëtejshme dhe diskutuam drejtimet për hedhjen e shinave të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh”, është shprehur Hasani.

Hasani shtoi se procesi i integrimit evropian ishte një tjetër kapitull i rëndësishëm i bisedimeve. “Shpresojmë se jemi brenda një dinamike pozitive të integrimit të vendeve tona në Bashkimin Evropian. Shqipëria vlerëson dhe mbështet përpjekjet e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe hapat e hedhur në këtë drejtim, të cilat së fundi kanë dhënë rezultat konkret në procesin e integrimit të Bosnjë dhe Hercegovinës”, tha Hasani.

Ai ka shtuar se i ka shprehur homologut boshnjak kërkesën për një rivlerësim të qëndrimit lidhur me anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale. “Pata rastin t’i përsëris kolegut dhe mikut tim boshnjak mbështetjen e plotë për tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës”, tha Hasani.

Ministri Konakoviq ka theksuar se kjo vizitë tregon se sa të rëndësishme janë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ju falënderoj shumë që na mbështesni. Ju falënderoj për rezolutën në lidhje me ngjarjet në Srebrenicë. Është një ditë ndërkombëtare dhe duke filluar që nga ky vit, është një përkujtimore zyrtare në Evropë. Të gjithë duhet të jenë në dijeni të atyre që kanë ndodhur në Srebrenicë”, tha Konakoviq duke iu drejtuar homologut shqiptar.

Konakoviq shtoi se është mjaft e rëndësishme që në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë Evropën të këtë qetësi.

Kryediplomati i BeH-së shtoi se tashmë kanë ambasadat në kryeqytetet përkatëse dhe po i forcojnë edhe më tej marrëdhëniet midis BeH-së dhe Shqipërisë.

Related posts

Ambasadori amerikan në takim me presidenten Osmani, diskutohet për dialogun

admin

Kurti e Osmani nderojnë ish-presidentin Rugova

admin

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, sondazhi: Një në tre demokratë mendon se Biden duhet të dalë nga gara

admin