RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri iz’raelit Ben-Gvir angazhohet për të penguar marrëveshjen e ar’mëpushimit në Ga’za

ministri-iz’raelit-ben-gvir-angazhohet-per-te-penguar-marreveshjen-e-ar’mepushimit-ne-ga’za

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir tha se synon të pengojë negociatat e armëpushimit në Gaza dhe shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin, transmeton Anadolu.

“Po veproj për të ndërprerë negociatat me Hamasin”, u shpreh Ben-Gvir në llogarinë e tij X, duke shtuar: “Një shtet, gjashtë pengjet e të cilit janë vrarë me gjakftohtësi, nuk negocion me vrasësit, por ndërpret negociatat, ndalon transferimin e karburantit dhe energjisë elektrike dhe i shkatërron ata”.

Javën e kaluar, ushtria izraelite gjeti trupat e pajetë të gjashtë pengjeve izraelite në pjesën jugore të Gazës. Teksa zyrtarët izraelitë akuzuan Hamasin për vrasjen e tyre, grupi palestinez tha se gjashtë personat u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza.

Ben-Gvir ka kërcënuar vazhdimisht se do të rrëzojë qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu për çdo marrëveshje armëpushimi me Hamasin. Izraeli vlerëson se mbi 100 pengje mbahen ende nga Hamasi në Gaza, disa prej të cilëve besohet se janë vrarë tashmë.

Për muaj të tërë, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti janë përpjekur të arrijnë marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për të siguruar shkëmbim të të burgosurve dhe armëpushim si dhe për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza. Por, përpjekjet e ndërmjetësimit kanë ngecur për shkak të refuzimit të Netanyahut për të përmbushur kërkesat e Hamasit për të ndaluar luftën.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm. Sulmet izraelite në Gaza kanë rezultuar në më shumë se 40.800 palestinezë të vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe rreth 94.300 të plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Bllokada e vazhdueshme e Gazës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve ndërsa sulmet izraelite kanë lënë pjesën më të madhe të rajonit në gërmadha.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila ka urdhëruar ndalimin e operacioneve ushtarake në qytetin jugor Rafah, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim përpara se zona të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Hebrenjtë anti-okupim, zëri kontradiktor i protestave kundër rregullores gjyqësore në Izrael

rezart morina

Kuvendi i Kosovës përkujton Masakrën e Srebrenicës – VIDEO

rezart morina

A mund të lidhet heqja e masave me Asociacionin, deputeti i VV-së: Nga BE mund të presim çdo gjë

admin