RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri iz’raelit: Garancia për të vazhduar jetën në vend kërkon “një çmim të rëndë”

ministri-iz’raelit:-garancia-per-te-vazhduar-jeten-ne-vend-kerkon-“nje-cmim-te-rende”

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se “Garancia e vazhdimit të jetës në Izrael kërkon pagimin e një çmimi të rëndë me gjak”, transmeton Anadolu.

Gallant bëri një deklaratë me shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social X pasi ushtria izraelite njoftoi se 8 ushtarë, përfshirë tre kapitenë u vranë në Liban në të cilin nisi sulm tokësor.

Ai në deklaratën e tij u shpreh se i vjen keq për ushtarët që humbën jetën në përleshjet në jug të Libanit në 24 orët e fundit dhe për 7 civilët që humbën jetën në sulmin në qytetin Jaffa pranë Tel Avivit.

Gallant tha se “lajmi i trishtuar ka mbërritur tek familjet e ushtarëve që humbën jetën në përleshjet në jug të Libanit dhe se humbjet e dhimbshme pasqyrojnë çmimet e rënda që ata kanë duruar”. “Garancia e vazhdimit të jetës në Izrael kërkon pagimin e një çmimi të rëndë me gjak”, tha ministri izraelit.

Ushtria izraelite më 30 shtator njoftoi se filloi sulmet tokësore të kufizuara dhe intensive kundër infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit.

Që nga 30 shtatori kur ushtria izraelite nisi sulm tokësor, në përleshjet në Liban janë vrarë 8 ushtarë izraelitë.

Related posts

Ambasada e ShBA-së: Gjetja e përgjigjeve për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet

admin

Qeveria nga ky muaj ndan 50 euro për punëtorët e sektorit publik, mbështet edhe familjet me asistencë sociale dhe pensionistët

admin

Shqipëri, tubim në mbështetje të Pa’lestinës

admin6