RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë përsërit thirrjen për “përdorimin e armëve bërthamore në Gaza”

ministri-izraelit-i-ekstremit-te-djathte-perserit-thirrjen-per-“perdorimin-e-armeve-berthamore-ne-gaza”

Ministri izraelit i Trashëgimisë nga radhët e ekstremit të djathtë, Amihai Eliyahu, ka përsëritur thirrjen e tij për të “hedhur bombë bërthamore” në Rripin e Gazës së bllokuar, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të gazetës izraelite ‘Haaretz’, Eliyahu vizitoi qytetin Khalil në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Në deklaratën e tij atje, Eliyahu përsëriti “thirrjen për hedhjen e bombës bërthamore në Gaza” dhe theksoi se ai e dinte gjithashtu qëndrimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila po trajton çështjen e “gjenocidit” kundër Izraelit.

Më 29 dhjetor, Republika e Afrikës së Jugut ngriti një padi në GJND duke arsyetuar se sulmet e Izraelit në Gaza shkelnin Konventën e Gjenocidit dhe kërkoi një urdhër të përkohshëm kundër Izraelit.

Në peticionin e saj drejtuar GJND-së, Afrika e Jugut shtoi deklaratën e ministrit të Trashëgimisë, Eliyahu, në lidhje me hedhjen e armëve bërthamore në Gaza si synim i Izraelit për të kryer gjenocid në Gaza.

Deklarata e ministrit izraelit për “mundësinë e hedhjes së një bombe bërthamore në Gaza”

Në një program radioje që mori pjesë më 5 nëntor, Eliyahu tha se përdorimi i një bombe bërthamore ishte një nga mundësitë në luftën në Gaza.

Pas kësaj deklarate, kryeministri Benjamin Netanyahu pezulloi ministrin Eliyahu nga mbledhjet e kabinetit për një kohë të pacaktuar.

Ish-kryeministri, Yair Lapid, i bëri thirrje kryeministrit izraelit të shkarkojë ministrin Eliyahu.

Pas reagimeve ndaj deklaratave të tij skandaloze për Rripin e Gazës, Eliyahu bëri një hap prapa dhe argumentoi se deklarata e tij për bombën bërthamore ishte “metaforike”.

Related posts

Lajmet më të fundit nga Pa’lestina

rezart morina

Scholz: Do të kandidoj për kancelar në zgjedhjet federale të 2025

rezart morina

Brenda një jave, mbi 4.300 hebrenj fanatikë bastisën xhaminë Al-Aksa

admin