Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant kërcënoi për transferimin në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, të shkatërrimit të ngjashëm që ka kryer në Rripin e Gazës ku Izraeli vazhdon sulmet e tij, transmeton Anadolu.
Gallant bëri deklarata për gazetën The Wall Street Journal (WSJ) lidhur me sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës dhe konfliktet me Hezbollahun.
“Pikëpamja ime bazë është se ne po luftojmë me një bosht, jo një armik të vetëm”, tha Gallant duke pretenduar se Irani për të përdorur këtë “ka ngritur fuqi ushtarake përreth Izraelit”.
Pasi vuri në dukje se Izraeli nga “faza e manovrës intensive të luftës” do të bëjë kalim të drejtë “në operacionet speciale të llojit të ndryshëm”, Gallant mbrojti idenë se faza e mëpasshme do të jetë më e gjatë.
Gallant njoftoi se i “janë afruar fazës së ardhshme” në veri të Rripit të Gazës dhe se forcat izraelite këtu “të paktën kanë siguruar në masë të madhe kontrollin mbi sipërfaqe”.
Në anën tjetër, Gallant theksoi se edhe kufiri verior i Izraelit është një çështje tjetër e rëndësishme por që përparësia e tyre nuk është të hyjnë në luftë me Hezbollahun.
Pavarësisht kësaj, të zhvendosurit nga veriu i vendit duhet të rikthehen, tha Gallant, duke shtuar se nëse nuk do këtë marrëveshje për të realizuar këtë, Izraeli nuk do të përmbahet nga veprimi ushtarak.
“Jemi gati të sakrifikojmë. I shikojnë ato që ndodhin në Gaza. E dinë se mund ta bëjmë të njëjtën në Bejrut”, shtoi Gallant.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë 23.084 palestinezë, ku të paktën 10 janë fëmijë dhe 7 mijë gra. Ndërsa informohet se mijëra të vdekur ndodhen nën rrënoja dhe se po shkatërrohet infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku janë strehuar popullata.
Në konfliktet që vazhdojnë në kufi mes ushtrisë izraelite dhe Hazbollahut që nga 8 tetori 2023, kanë humbur jetën 28 civilë libanezë, 154 anëtarë të Hezabollahut si dhe 5 civilë izraelitë dhe 9 ushtarë izraelitë.