RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministri Krasniqi i shkarkon katër anëtarët serbë të ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit

ministri-krasniqi-i-shkarkon-kater-anetaret-serbe-te-ekipit-menaxhues-per-themelimin-e-asociacionit

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka liruar nga detyra katër anëtarët serbë të ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

”Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status”, ka thënë Krasniqi.

May be an image of blueprint and text

Pjesë e këtij ekipi kanë qenë Danijela Vujicic, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkovic.

Draft-statuti i Asociacionit i paraqitur nga ekipi menaxhues nuk është pranuar nga kryeministri Kurti që ka propozuar sipas tij një “draft-viziton” për themelimin e të njëjtit.

Related posts

Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë

RTI

Ndryshimet klimatike: Shkrirja e akullnajave po ndryshon kufirin Zvicër-Itali

admin

Mjekët nga Turqia do të kryejnë 16 operacione te fëmijët që kanë probleme me zemër

rezart morina