RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri turk i Drejtësisë, Bozdağ: Kur ka sulm ndaj muslimanëve ligji dhe shteti heshtin

ministri-turk-i-drejtesise,-bozdag:-kur-ka-sulm-ndaj-muslimaneve-ligji-dhe-shteti-heshtin

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Bekir Bozdağ tha se “Kur ka veprim kundër Teuratit, Biblës ligji ngrihet në këmbë, kur ka sulm ndaj muslimanëve ligji dhe shteti heshtin. Kjo është një situatë e papranueshme”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të mbajtur në Universitetin “Hacı Bektaş Veli” në qytetin Nevşehir me rastin e 28 janarit – Ditës së Mbrojtjes së të Dhënave nga Institucioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Bozdağ theksoi se sulmet e kryera ndaj Kuranit janë një situatë e papranueshme.

“Kryeprokurori suedeze thotë ‘Nuk pashë asgjë të nevojshme për të hetuar’ dhe mbyll dosjen. Unë si ministër drejtësie i Turqisë, nga këtu pyes ministrin suedez të drejtësisë, qeverinë dhe prokurorët që kanë për detyrë të zbatojnë ligjet. Vallë ne si Turqia i bëmë ligjet tuaja, vallë ne i miratuam ato në parlamentin tonë? I keni bërë ju vet dhe janë miratuar në parlamentin tuaj. Atëherë nëse ligjet e miratuara në parlamentin tuaj e thonë hapur se ‘mund të zbatohet dënim me burg deri në 2 vjet për veprime thjeshta dhe deri në 4 vite nëse është e rëndë‘, si ka mundësi që prokurori suedez të thotë se ‘unë nuk e shoh të vlefshme për hetim, këtu nuk ka asnjë krim‘. Injorimi, lejimi dhe mbrojtja e autorit të një sulmi të neveritshëm kundër një libri të cilin e besojnë miliarda muslimanë dhe i cili konsiderohet i shenjtë, do të thotë se Suedia shkel qëllimisht ligjet e veta”, tha Bozdağ duke shtuar:

“Meqë jemi shtet ligjor, meqë duam drejtësi, meqenëse themi të drejtat e njeriut si mund të qëndroni spektator kur digjet Kurani dhe kur vjen dikush për të djegur Teuratin e ndaloni? Ne nuk themi që të digjet Teurati. Vendimi për ta penguar këtë është i drejtë, por ju nuk tregoni të njëjtën qasje teksa sulmohet Kurani, libri i shenjtë i muslimanëve. Kur ka veprim kundër Teuratit, Biblës ligji ngrihet në këmbë, kur ka sulm ndaj muslimanëve ligji dhe shteti heshtin. Kjo është një situatë e papranueshme”.

Bozdağ tha se sipas Kodit Penal Suedez, veprimet e thjeshta kundër feve dënohen me burgim deri në 2 vjet ndërsa veprat e rënda dënohen me burgim deri në 4 vjet.

Ai thekson se në asnjë vend të botës ofendimi ndaj të shenjtave të një tjetri nuk përfshihet në kuadër të lirisë.

“Fyerjet, ofendimet ndaj të shenjtave të Islamit i përfshijnë në kuadër të lirisë së shprehjes. Ky është një tregues konkret i armiqësisë së tyre ndaj Islamit. Në të vërtetë ata thonë ‘islamofobi’ duke zbutur racizmin dhe ksenofobinë në rritje në Evropë. Por, unë e them shumë qartë se kjo nuk është islamofobi, është armiqësi ndaj Islamit, ndaj muslimanëve”, tha ministri Bozdağ.

Related posts

Partia Alternativa për Gjermaninë e shpalli BE-në “projekt të dështuar”

rezart morina

Zelensky kërkon miliarda euro për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës: Përgjigja për të ndaluar Rusinë është…

admin

Mjekët musliman do të mbajnë seanca të ndihmës së parë falas në xhamitë përreth Australisë

rezart morina