Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, i ka bërë edhe një herë thirrje përfituesve të skemave pensionale që të kenë kujdes ndaj informatave të rreme.
Nga ministria thonë se informatat e ditëve të fundit kanë për qëllim keqinformimin e përfituesve të skemave pensionale në Kosovë dhe sipas tyre, mund të përbëjnë skema mashtruese apo edhe tendencë për keqpërdorimin e të dhënave personale.
“Siç ju kemi informuar edhe përmes një njoftimi paraprak, udhëzoheni të jeni të kujdesshëm ndaj informatave të rreme që qarkullojnë këto ditë, të cilat kanë për qëllim keqinformimin e përfituesve të skemave pensionale në Kosovë dhe mund të përbëjnë skema mashtruese apo edhe tendencë për keqpërdorimin e të dhënave personale.Lidhur me çdo ndryshim eventual, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kërkon nga të gjithë përfituesit e skemave pensionale që të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të MFPT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe të shmangin informatat dhe shërbimet e tjera jo zyrtare”, thuhet mes tjerash në njoftim.