Bastisjet izraelite, ndalimet dhe kufizimet e lëvizjes po e bëjnë jetën e palestinezëve një ferr të padurueshëm”.
Kështu u shpreh sot ministria e Jashtme palestineze, duke paralajmëruar rreziqe serioze të zhytjes së Bregut Perëndimor të pushtuar në dhunë dhe anarki, shkruan Al Jazeera.
“Populli ynë ka nevojë për mbrojtje ndërkombëtare tani më shumë se kurrë si parakusht për t’i dhënë fund okupimit dhe aparteidit,” thuhet në një deklaratë.