RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Miratimi i rezolutës për ‘Srebrenicën’/ Kulla: Bota islame u nda. U hap “Kutia e Pandorës”

miratimi-i-rezolutes-per-‘srebrenicen’/-kulla:-bota-islame-u-nda.-u-hap-“kutia-e-pandores”

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me 84 vota pro, 19 vota kundër dhe 68 abstenime rezolutën për shpalljen e 11 korrikut si dita ndërkombëtare kur Përkujtohen Viktimat e Gjenocidit në Srebrenicë.

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News tha se në lidhje me gjenocidin e Srebrenicës kemi një ndarje të botës islame.

Më tej paralajmëroi se është hapur loja dhe Serbia, së bashku me aleatët e saj nuk trembet më nga Perëndimi.

“Kemi një ndarje të botës islame për Srebrenicës. Kina që ka rrethuar Tajvanin. Kemi konfliktet Ballkan, Ukrainë, Tajvan, përveç Gazës.

Arroganca e Serbisë është shumë e madhe. Në vitin 1994-1995 Vuçiç ka thënë ‘për një serb që do vritet do të vriten 100 mysliman’. Tani po hapen letrat, kush me kë është. Donin të hapnin kutinë e Pandorës dhe kjo lojë është hapur. Tani nuk tremben më pas kësaj historie, se Rusia ka marrë ¼ të Ukrainës. Kurti di çfarë i thotë shërbimi i inteligjencës kosovare. Po lëviz plani për atë që e quajnë ‘Bota Serbe’. Po parashikojnë një Dejton, ky është objektivi i Serbisë dhe Kinës. Kemi në një pikë delikate. BE hyn në zgjedhje dhe amerikanët kanë zgjedhjet në nëntor. Është bota e ndarë në dy grupime.”, tha Kulla. /abcnews

Related posts

Kurti për anëtarësim në KiE: Presim që gjithçka të shkojë mirë, janë vendet anëtare dhe ministrat e tyre, që e thonë fjalën e tyre

RTI

Vijon të bie çmimi i naftës në Kosovë

admin

Presidenti Erdoğan udhëton drejt Katarit për të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të Botërorit

admin