RTV AHIRETI
Shëndetësi

Miratohet ilaçi që vonon shfaqjen e diabetit, të tipit 1!

miratohet-ilaci-qe-vonon-shfaqjen-e-diabetit,-te-tipit-1!

Një ilaç imunoterapie është miratuar nga rregullatorët në SHBA pasi është provuar se vonon zhvillimin e diabetit të tipit 1. Ekspertët thonë se teplizumab shënon një epokë të re për diabetin, duke trajtuar shkakun rrënjësor të shfaqjes së tij dhe jo vetëm simptomat.

Ai funksionon duke riprogramuar sistemin imunitar për të ndaluar sulmin e gabuar të qelizave pankreatike që prodhojnë insulinë. Rreth 8.7 milionë njerëz kanë diabet të tipit 1 në mbarë botën. Në Mbretërinë e Bashkuar kjo gjendje prek 400,000 njerëz, duke përfshirë më shumë se 29,000 fëmijë.

Në diabetin e tipit 1, sistemi imunitar (që normalisht lufton bakteret dhe viruset) sulmon gabimisht qelizat kryesore në pankreas që prodhojnë insulinë.

Insulina është thelbësore, duke ndihmuar trupin të përdorë sheqerin për energji, dhe shumica e trajtimeve aktuale fokusohen tek njerëzit që kontrollojnë sheqerin në gjak dhe marrin insulinë, me injeksion ose infuzion, çdo ditë, informon dritare.net.

Në vitin 2019, një provë tregoi se ilaçi vonoi rrezikun e lartë të zhvillimit të diabetit, për një mesatare prej tre vjetësh. Ekspertët thonë se kjo vonesë mund të jetë shumë domethënëse, veçanërisht për të rinjtë që nuk do të duhet të marrin insulinë ditore ose të monitorojnë sheqernat e tyre aq intensivisht për atë periudhë kohore.

Related posts

Pse duhet të konsumoni bajame për shëndetin e flokëve dhe lëkurës?

admin

OBSH: 37 milionë fëmijë të moshës 13-15 vjeç përdorin duhan pasi industria e duhanit vë në “shënjestër” adoleshentët

RTI

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

rezart morina