Patentë – shoferët e Kosovës pritet të njihen edhe në Britani të Madhe.
Kjo pasi që Qeveria ka miratuar sot nismën për lidhjen e projekt-marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se kjo po bëhet me qëllimin e lehtësimit të transportit rrugor për qytetarët kosovarë në Britani dhe anasjelltas.
Sveçla tha se me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje, kosovarët që jetojnë në Britani do të kenë mundësi që patentë – shoferët e tyre t’i ndërrojnë me atë të Britanisë.