RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Miratohet Projektligji për investime të qëndrueshme

miratohet-projektligji-per-investime-te-qendrueshme

Qeveria e Kosovës, sot, në mbledhjen e parë për këtë vit, miratoi Projektligjin për investime të qëndrueshme, përmes të cilit synohet të vendoset kornizë ligjore për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky projektligj vendos bazën për të përcaktuar dhe përkrahur industrinë vendore dhe punësimin e qëndrueshëm.

“Qëllimi i këtij projektligji është vendosja e një kornize ligjore mbi parimet për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, projektligji vendos bazën për të përcaktuar dhe për të përkrahur industrinë vendore dhe punësimin e qëndrueshëm , gjithashtu parasheh fuqizimin e rinisë dhe grave si dhe bashkëpunimin e thelluar me mërgatën. Projektligji për investime të qëndrueshme mundëson zbatimin e një politike të qartë dhe të njehsuar për tërheqjen dhe përkrahjen e investimeve duke sanuar të metat e thella të dy ligjeve të tanishme për investime”, tha Kurti.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Projektligji për investime të qëndrueshme do t’i zëvendësojë dy ligjet e tanishme, ligjin e tanishëm për investime strategjike dhe ligjin e tanishëm për investimet e huaja.

“Qëllimi i këtij projektligji për investimet e qëndrueshme synon të vendos një kornizë ligjore mbi parimet dhe mjetet për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve dhe projektligji po ashtu parasheh parimet themelore të zhvillimit të qëndrueshme, të drejtat dhe detyrimet e investitorëve për caktimin e prioritete dhe lehtësirave shtetërore, shpalljen dhe zbatimin e projekteve për investimin strategjik, kompetencat e organeve përgjegjëse për investimet, eksportet, procedurat e kujdesit të investitorëve si dhe kompetencat për përkrahjen e zhvillimin e ndërmarrjeve në Kosovë….Synon të nxitë zhvillimin ekonomik me orientim në prodhim dhe eksport…. po ashtu vendos bazën për të përkrahur ngritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve dhe industrisë vendore dhe i shërben po ashtu zbatimit të nenit 119 të Kushtetutës që parasheh detyrimin e shtetit për të mbrojtur lirinë e ndërmarrësisë për tu dhënë të drejta të barabartë investitorëve të huaj dhe vendor si dhe për të mbështetur mirëqenien e qytetarëve përmes zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”, tha Hajdari.

Gjatë kësaj mbledhjeje të ekzekutivit, e cila është e para për vitin 2023, u miratua edhe Projektligji për parqet industriale dhe teknologjike.

Related posts

Palestinë: Këtu janë zhvillimet kryesore deri në mbrëmje

admin

Finlanda fillon të përdorë gardhin prej 3 km në kufirin me Rusinë

rezart morina

Lavrov: Ngjarjet rreth projektligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji, përpjekje për grusht shteti

rezart morina