RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mjekët në Indi kërkojnë ligje të rrepta pas përdhunimit dhe vrasjes së koleges së tyre

mjeket-ne-indi-kerkojne-ligje-te-rrepta-pas-perdhunimit-dhe-vrasjes-se-koleges-se-tyre

Qindra mjekë kanë protestuar pranë ministrisë së Shëndetësisë të Indisë të hënën, për të kërkuar ligje të rrepta për mbrojtjen e punonjësve të kujdesit shëndetësor nga dhuna, dhe për të kërkuar drejtësi për kolegen e tyre që u përdhunua dhe u vra në një spital shtetëror.

“Ne kemi shumë frikë të punojmë tani. Ne kemi frikë të vrapojmë nga një pjesë e spitalit në tjetrën dhe nuk e dimë se si do të funksionojë në të ardhmen”, ka thënë Dr. Babita Chhetri, raporton AP.

Mjekët në të gjithë Indinë kanë mbajtur protesta, marshime me qirinj dhe kanë refuzuar përkohësisht kujdesin për pacientët jourgjent, pas përdhunimit dhe vrasjes së praktikantes 31-vjeçare më 9 gusht në qytetin lindor të Kolkata, kryeqyteti i shtetit të Bengalit Perëndimor.

Mjekët thonë se sulmi thekson cenueshmërinë e punonjësve të kujdesit shëndetësor në spitale dhe kampuset mjekësore në të gjithë Indinë.

“Nëse një zonjë nuk është e sigurt në një vend pune, në një spital … atëherë pyes veten se cila zonjë në këtë vend është e sigurt?”, ka thënë Daisy Singh, një mjeke protestuese.

Qeveria u ka kërkuar mjekëve që të kthehen në punë derisa ka bërë të ditur se do të ngrejë një komision për të shqyrtuar kërkesat e tyre.

Një vullnetar policie që punonte në spital është arrestuar dhe akuzuar për krimin, por familja e viktimës pretendon se ishte një përdhunim në grup dhe se më shumë persona ishin të përfshirë.

Dhuna seksuale ndaj grave ka mbetur një problem i përhapur në Indi.

Në vitin 2022, policia regjistroi 31,516 raporte përdhunimi, një rritje prej 20% nga viti 2021, sipas Byrosë Kombëtare të Regjistrimeve të Krimit. /koha

Related posts

Kurti flet për takimin me Vuçiqin në Bruksel, tregon 6 pikat që përmendi për marrëveshjen finale

admin

Netanyahu refuzon kërkesat botërore për zgjidhje të përhershme me palestinezët

admin

Delegacioni i OKB-së arrin në Gaza pas armëpushimit

admin