Nëse nuk dëshironi të përdorni ilaçe, mund të përdorni kombinimin e këtyre dy artikujve të cilët me siguri i keni në shtëpi dhe t’i eliminoni këto dhimbje
Edhe kur është fjala për dhembje të fuqishme apo për diarre të shpeshtë, pas disa ditëve ndihemi të molisur.
Fjala është për limonin dhe kafenë.
Për dhembje të fuqishme të kokës: Zieni një gotë kafe shtëpiake pa sheqer dhe në të shtrydhni lëngun e gjysmë limoni. Pini këtë lëng dhe pas disa minutave do të ndieni lehtësime. Gjithashtu këshillohet të pini mjaft lëngje dhe të dilni në ajër të pastër.
Për diarre: Tri lugë të vogla kafeje të bluar përzieni me dy lugë të mëdha lëng limoni. Përbërjen tundeni mirë dhe hajeni. Kjo përbërje do t’ju ndihmojë kur keni mundime të mëdha, dhembje në lukth apo edhe diarre.
Gjithashtu ndihmon edhe kur pini probiotikë, kur pini kefir, hani oriz apo banane.
Nuk rekomandohet të jeni të uritur.
Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.