RTV AHIRETI
Shëndetësi

Moti i ftohtë dhe i lagësht: Si ndikon në artrit dhe çfarë mund të bëni

moti-i-ftohte-dhe-i-lagesht:-si-ndikon-ne-artrit-dhe-cfare-mund-te-beni

I ftohti dhe i lagështi na prekin të gjithëve. Jo vetëm që jemi të lodhur duke dalë nga shtëpia apo duke shkuar në palestër, por vuajmë nga shqetësime si dhimbje kockash dhe kyçesh. Por moti i ftohtë dhe i lagësht prek ata që jetojnë me artrit pasi klima mund të rrisë dhimbjet e kyçeve dhe shumë të ndryshojnë rutinën e tyre të stërvitjes.

Si ndikon moti në artrit

Shumë pacientë me artrit pretendojnë se mund të parashikojnë shi për shkak të ndryshimit në intensitetin e dhimbjes në kyçet e tyre. Një studim i fundit i kryer në SHBA shpjegon pse. Studimi u fokusua te pacientët me dhimbje kronike, duke hetuar nëse ata përjetuan një rritje të intensitetit të dhimbjes kur ndryshuan kushtet e motit.

“67.9% e njerëzve që morën pjesë në anketë u përgjigjën se ishin të sigurt se ndryshimet e motit kishin një efekt në dhimbjen e tyre. Shumica e pacientëve raportuan se ndjenin një ndryshim në dhimbje para shiut ose një rënie të temperaturës“, tha Robert Jamison, profesor në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe kryepsikolog në Qendrën e Menaxhimit të Dhimbjes në Spitalin Brigham.

Faktori kyç

Jamison zbuloi megjithatë se faktori që mund të jetë përgjegjës për rritjen e dhimbjes nuk është bora, i ftohti apo shiu, por ndryshimi i presionit barometrik. Presioni barometrik është presioni i ushtruar në një sipërfaqe nga pesha e atmosferës në një kohë të caktuar.

Related posts

Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe, pasuri për trupin dhe ilaç për zemrën

rezart morina

Arsyet përse duhet të hani vezë më shpesh

rezart morina

Ul presionin e gjakut dhe zhbllokon arteriet, ja receta e pijes shëruese

admin