Aeroporti i Mançesterit ka mbyllur të dyja pistat për shkak të reshjeve të mëdha të borës.
“Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, ne kemi mbyllur përkohësisht të dy pistat. Shëndeti dhe siguria do të jenë gjithmonë prioriteti ynë kryesor dhe shërbimet do të rifillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur”, lajmëroi përmes një njoftimi në Twitter.
Dhjetra fluturime janë anuluar gjithashtu nga aeroporti i Dublinit me të paktën 23 fluturime dalëse dhe 27 fluturime hyrëse të anuluara deri më tani të shtunën.
Prezantuesja e motit në Sky News, Kirsty McCabe tha se pasojat nga moti i keq i dimrit priten të zgjasin për të paktën një javë:
“Do ketë ngrica, akull, shi, borë dhe mjegull të fortë”, tha ajo.