RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mungesa e përkrahjes nga Qeveria, kryetarët e komunave i ankohen presidentes Osmani

mungesa-e-perkrahjes-nga-qeveria,-kryetaret-e-komunave-i-ankohen-presidentes-osmani

Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, është takuar të mërkurën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Mospërkrahja nga Qeveria e themelimi i grantit të katërt, ishin disa nga ankesat që iu përmenden të parës së shtetit.

Gjithashtu, aty u diskutua edhe roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes presidencës dhe komunave në realizimin e projekteve dhe sfidat e komunave në qeverisjen lokale.Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, shprehu shqetësimin për mospërkrahje nga niveli qendror. Tha se kërkesë e tyre vazhdon të jetë themelimi i grantit të katërt.

“Në të gjitha takimet tona të mëhershme kryesisht me kryeministrin dhe Qeverinë kemi ngritur disa çështje dhe kemi bërë disa kërkesa. Kërkesat tona për gjatë këtyre tri viteve as nuk janë adresuar, as trajtuar por ne do të vazhdojmë të insistojmë në kërkesat tona për një qeverisje të mirë lokale. Të gjitha shkresat dhe kërkesat tona kërkojnë zgjidhje për mirëqeverisje për pushtetin lokal. Këtë po e forcojmë duke kërkuar bashkëpunim dhe zgjidhje nga pushteti qendror për çështjet që nuk janë në kompetencë të komunave por që duhet veprim nga niveli qendror”, tha Aliu.

Shqetësim tjetër sipas Aliut është edhe mungesa e komunikimit të rregullt ndërinstitucional.

“Pushteti lokal në Kosovë ka sfida dhe çështjet që janë jashtë infrastrukturës ligjore të pushtetit lokal. Komunat e Kosovës kërkojnë themelimin e grandit të katër për komunat përmes ligjit për financat lokale sepse ky ligj ndihmon edhe ne themelimin edhe te grandit për shqyrtime sociale që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon edhe në parandalimin e dhunës në familje dhe atë më bazë gjinore. Shqetësuese në këtë drejtim është edhe mos komunikimi i rregullt dhe ndërinstitucional, përkundër kësaj ne shprehim shqetësimet dhe sfidat në disa çështje të nivelit lokal”, ka thënë ai.

Presidentja Vjosa Osmani, tha se në luftën kundër dhunës në bazë gjinore duhet të jenë të bashkuar. Andaj, premtoi edhe përkrahjen e saj si e para e shtetit.

“Ky takimi besoj është një mundësi për ta rikonfirmuar përkushtimin tonë të përbashkët për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Shumë probleme që janë ballafaqimi i përditshëm në komunat që ju përfaqësoni i tejkalon edhe kufijtë administrativë të komunave sepse shtrirja e tyre është e gjerë, komplesiteti i temave është shumë më i madh dhe zgjidhja e tyre kërkon mobilizimin e të gjithë neve. Një ndër këto probleme për të cilat e kemi ftuar këtë takim të përbashkëta është edhe dhuna mbi baza gjinore. Dhuna mbi baza gjinore për fat të keq ka marr hov”.

“Në muajt e fundit kishim edhe dy vrasje tjera. Prandaj duhet të kemi një reagim jo vetëm emergjent por edhe të bashkërenduar sepse gjithsecili prej nesh e dimë që koordinimi i mirëfilltë i institucioneve dhe funksionimi i secilës hallkë ku viktimat e dhunës mbi baza gjinore mund të kërkojnë mbështetje është e vetëm zgjidhje për eliminimin e këtij fenomeni dhe për rritjen e efektivitetit të masave parandaluese”, u shpreh Osmani, teksa tha se institucioni që ajo e drejton do t’i ketë dyert e hapura për këto shqetësime.

Related posts

Konjufca: Ndërkombëtarët po tregohen të njëanshëm në raport me Kosovën dhe Serbinë

admin

Spanja dhe Portugalia në luftë me zjarret, shënohen temperatura rekord

admin

OKB: Gjenden trupat e 87 personave në një varr masiv në Darfur të Sudanit

admin