RTV AHIRETI
Lajme

Mungojnë deputetët, dështon seanca ku pritej debati për qeverisjen e Kurtit

mungojne-deputetet,-deshton-seanca-ku-pritej-debati-per-qeverisjen-e-kurtit

Në mungesë të deputetëve ka dështuar të mbahet seanca plenare, ku në rend dite ishte shqyrtimi i Projekt-Rezoulutës për tri vjet qeverisje nga kryeministri Kurti.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se është mirë që ky debat të mbahet kur në sallë janë më shumë deputetë.

“Grupi Parlamentar i AAK-së tash e tre muaj ka vendosur në kryesi një kërkesë për një debat të tri vjet qeverisje, edhe në mungesë të deputetëve që do të jetë ballafaqim i vërtetë mes opozitës dhe kryeministrit po e shtyjmë këtë debat”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se kanë pritur mbi 40 minuta që deputetët të vijnë në sallë, dhe se për tu mbajtur seanca duhet të jenë present 61 deputetë.

 

Ndryshe, në sallë u panë vetëm 40 deputetë.

Në draft-rezolutën e AAK-së thuhet “të gjithë parametrat e deritanishëm, sot në trevjetorin e kësaj Qeverie janë dëshmi se janë plotësuar të gjitha kushtet që Qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me mocion për shkarkimin e saj, të propozuar nga AAK”.

AAK thekson tutje në draft-rezolutën se “pas dorëheqjes ose shkarkimit të Qeverisë, të shpërbëhet Kuvendi i Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/

The post Mungojnë deputetët, dështon seanca ku pritej debati për qeverisjen e Kurtit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Pse do të ishte i rëndësishëm për minoritetet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës?

admin6

Shefi i OKB-së: Populli i Gazës po duron një shkatërrim në një masë pa paralele në historinë e fundit

admin

Afganistan, rritet në 176 numri i personave që humbën jetën nga i ftohti

rezart morina