Në mungesë kuorumi ka dështuar shqyrtimi i peticionit të Sindikatës së Policisë së Kosovës. Deputetët e pozitës, anëtarë të këtij komisioni nuk kanë marrë pjesë në mbledhje.
Por, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje, vendosi që pavarësisht mungesës se kuorumit t’i dëgjojnë përfaqësuesit e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës.
Në mbledhje janë deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, Marigona Geci nga LDK dhe Albana Bytyqi nga AAK.
Pesë deputetët e grupi parlamentar të LVV-së, Arjeta Fejza, Fatmire Kollaku, Labinotë Demi, Drita Millaku, Nasuf Bejta munguan në mbledhje të komisionit.