RTV AHIRETI
Lajme

Murati për deklaratën e Hillit: Normalizimi dhe njohja e ndërsjellë, dy synimet tona në dialog

murati-per-deklaraten-e-hillit:-normalizimi-dhe-njohja-e-ndersjelle,-dy-synimet-tona-ne-dialog

“Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e Pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, pasi evropianët po kërkojnë vetëm normalizim”.

Kësaj deklarate të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i është përgjigjur ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, duke thënë se Kosova përmes dialogut në Bruksel synon normalizim të raporteve me Serbinë dhe njohje të ndërsjellë.

“Ne si Republikë e Kosovës përmes përfaqësuesit tonë në dialog jemi të përkushtuar që përmes dialogut në Bruksel të arrijmë në marrëveshje që ka synim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe njohjen e ndërsjellë, por kjo është vetëm në raport me Serbinë. Sa i përket çështjeve të tjera dhe forcimit të subjektivitetit të Kosovës, ne jemi duke vazhduar punën, vazhdojmë punën. P.sh sot kishim miratimin e nismës për negocimin dhe ndryshimin e statusit të vendit tonë në organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë, së fundmi patëm vlerësimin kreditor sovran, e para në histori të vendit, këto pra shërbejnë për përforcimin e subjektivitetit të vendit”, ka deklaruar Murati.

Për këtë pati deklarim edhe nga BE-ja.

“Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së pa normalizimin e raporteve të saj me Kosovën” tha, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Marrëveshja e Ohrit aktualisht e bën këtë shumë të qartë: Nëse nuk ka progres në normalizim, nuk do të ketë progres në negociatat e anëtarësimit”, ka deklaruar Stano.

 

The post Murati për deklaratën e Hillit: Normalizimi dhe njohja e ndërsjellë, dy synimet tona në dialog first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Indonezi, mijëra persona evakuohen për shkak të shpërthimeve të vullkanit

admin

Në burg për përdhunim dhe ngacmim seksual, producenti i njohur përfundon në spital për operacion urgjent në zemër

admin

Abdixhiku: Sot teksa flasim, dikush në VV është duke nënshkrua një tender sekret

RTI