RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Murati: Rritja ekonomike 5.62% demanton zërat që heqjen e vizave e lidhnin me skenare apokaliptike

murati:-rritja-ekonomike-5.62%-demanton-zerat-qe-heqjen-e-vizave-e-lidhnin-me-skenare-apokaliptike

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2024, është përshpejtuar në nivelin 5.62%.

Për këto shifra, Murati i është referuar Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo demanton “skenaret” që lidheshin me liberalizimin e vizave. Murati thotë se liberalizimi i vizave është një prej gjërave më të mira që së fundmi ka ndodhur për ekonominë e vendit.

“Sipas ASK-së, rritja ekonomike në TM1 2024 ka përshpejtuar edhe më tutje ritmin duke shënuar nivelin 5.62%, që është dukshëm më lartë se tremujori paraprak që ishte 3.96%. Pas tejkalimit të stuhisë së krizave globale, dhe stabilizimit të çmimeve, tani gradualisht po i kthehemi potencialit dhe rritjes së synuar.
Kjo demanton të gjithë zërat skeptikë dhe prognozat e zymta që me çdo kusht mundoheshin ta lidhnin liberalizimin e vizave me skenare apokaliptike në fillim të vitit. Siç edhe po shihet, liberalizimi i vizave është prej gjërave më të mira që ka ndodhur së fundmi për ekonominë e vendit. Sepse përveç lehtësimit të udhëtimit për të vizituar familjarët në mërgatë, tani edhe bizneset e ndërmarrësit e kanë shumë më të lehtë të gjejnë tregje të reja e të rrisin aktivitetin bzinesor. Në një nga udhëtimet që kisha së fundmi, kisha rastin të takoj dy të rinj që punonin në fushën e marketingut dhe dizajnit digjital, të cilët po ktheheshin nga një takim që kishin pasur me një klient në Valencia të Spanjës. Diçka vështirë e imanginueshme para se të hiqeshin vizat”, ka shkruar Murati.

Related posts

Rreth 40 mijë konsumues të drogës në Kosovë, përdoruesit të moshës 16-45 vjeç

admin

Britania nuk do t’u japë azil atyre që kalojnë kanalin La Manche – VIDEO

admin

Netanyahu: Prioritet i Izraelit, normalizimi i lidhjeve me vendet arabe përpara paqes me palestinezët

admin