Analisti Imeri Mushkolaj i ka reaguar Jusuf Azemit, kryetarit të Sindikatës së Sektorit Privat, i cili vazhdimisht del me deklarata të ndryshme për ikjen e punëtorëve dhe zbrazjen e Kosovës.
Mushkolaj tha se Azemi po përhap panik me përmendjen e shifrave, duke e diskredituar kështu veten dhe ata që i përfaqëson.
“Nuk kam pa njeri që ia fut ma kot, se ky tipi i sindikatës së sektorit privat. Me logjikën e tij, deri tash ish zbrazë krejt Kosova. Vazhdimisht përmend shifra të tilla, vazhdimisht përhap panik, duke e diskreditu veten dhe ata që i përfaqëson. Shifrat e regjistrimit të popullsisë tregojnë tjetër situatë. Por ky nuk ndalet në futkotizmin e vet” – ka shkruar Mushkolaj, duke e bashkëngjitur një lajm ku ka folur Azemi.
The post Mushkolaj – Azemit të sindikatës së sektorit privat: Ia fut kot, përhap panik dhe e diskrediton veten first appeared on Radio Televizioni Iliria.