RTV AHIRETI
Lajme

Myftiu Tërnava mori pjesë në Samitin e liderëve fetarë myslimanë në botë

myftiu-ternava-mori-pjese-ne-samitin-e-lidereve-fetare-myslimane-ne-bote

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mori pjesë në Samitin online të liderëve fetarë myslimanë në botë, i organizuar nga Dijaneti i Turqisë, e që për temë kishte sulmet që kishin në shënjestër Kuranin, të cilat ndodhen në Suedi dhe në Holandë.

Në këtë Samit u theksua se derisa bota islame me padurim po e pret muajin e bekuar Ramazan, në të cilin është zbritur Kurani, kemi parë nivelin e frikshëm nga individë ekstremist armiqësor ndaj Islamit, të cilët kanë bërë djegien e Kuranit dhe me këtë kryer një akt provokimi, por edhe urrejtje që për synim ka jo tolerancën, mbjelljen e urrejtjes, dhe jo harmonisë ndërfetare.

Në këtë Samit u vlerësua se këto veprime janë të ulëta dhe fyen vlerat tona të shenjta dhe përmbajnë krim të urrejtjes, janë një shpallje e hapur se islamofobia, diskriminimi dhe ksenofobia nuk njohin më kufij.

Kryetari i Dijanetit, Ali Erbash, në këtë Samit duke iu drejtuar liderëve fetarë myslimanë në botë, tha se të gjithë intelektualët, akademikët, aktivistët, organizatat joqeveritare, anëtarët e mediave dhe njerëzit me mendje të drejtë që besojnë në ligj dhe të drejtat e njeriut dhe që kanë prioritet respektimin e besimit dhe paqes sociale në Evropë, duhet të ngrenë zërin kundër këtyre sulmeve të hapura kundër të shenjtës.

Duhet theksuar se politikani danezo-suedez i ekstremit të djathtë, Rasmus Paludan, dogji një kopje të Kuranit gjatë një proteste më 21 janar para Ambasadës Turke në Stokholm dhe ky akt nxiti valën e reagimit në botën islame, njëherësh u gjykua edhe grisja e kopjes së Kuranit të madhëruar në Holandë dhe kjo nën përkujdesjen e forcave të rendit.

Related posts

Ministri i Jashtëm turk javën e ardhshme nis turneun në 5 vende afrikane

admin

Pentagoni: Ukraina mund të hedhë raketa amerikane në Rusi, sa herë që sulmohet

admin

Dodik bën presion: Deri në fund të muajit do t’ua dërgojmë marrëveshjen për shkëputje partnerëve në BeH

RTI