RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

NATO dhe BE-ja dënojnë sulmin terrorist në Moskë

nato-dhe-be-ja-denojne-sulmin-terrorist-ne-moske

NATO dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë dënuar sulmin terrorist në kryeqytetin rus Moskë, ku humbën jetën 133 persona, transmeton Anadolu.

“Ne dënojmë pa mëdyshje sulmet që shënjestruan pjesëmarrësit e koncertit në Moskë. Agjë nuk mund të justifikojë krime të tilla të tmerrshme. Ngushëllimet tona më të thella për viktimat dhe familjet e tyre”, shkroi Farah Dakhlallah, zëdhënësja e NATO-s, në platformën sociale X.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel tha se dënon “sulmin e tmerrshëm terrorist” në Moskë dhe se humja e jetëve të pafajshme “kudo është një tragjedi njerëzore”.

“Unë dënoj në termat më të ashpër sulmin e urryer të kryer jashtë Moskës mbrëmë. Terrorizmi ka vënë sërish në shënjestër njerëz të pambrojtur. Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbetet i bashkuar kundër plagës së terrorizmit”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Po ashtu edhe shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, tha se, “Ne jemi të tmerruar nga sulmi vdekjeprurës në sallën Crocus City në Moskë. Asgjë nuk mund të justifikojë një sulm të tillë”.

Ai gjithashtu theksoi se autorët e sulmit duhet të mbahen përgjegjës sipas ligjit të të drejtave të njeriut.

Persona të armatosur hapën zjarr ndaj pjesëmarrësve të koncertit mbrëmë vonë, duke vrarë të paktën 133 persona dhe duke plagosur 145 të tjerë. Sulmi ndodhi teksa rok grupi Picnic po përgatitej për të performuar në sallën e Crocus City në perëndim të Moskës.

Related posts

VIDEO/ Sulmohet me thikë kritiku i njohur i Islamit në Gjermani, autori godet dhe efektivin e policisë para se të neutralizohet

admin

Gazetarët dhe kameramanët sulmohen fizikisht nga persona të maskuar në Leposaviq

admin

Shkupi dhe Tirana nënshkruajnë 20 marrëveshje bashkëpunimi

admin