RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndahen miliona euro shtesë në kuadër të Pakos për Inflacionin – përfitojnë studentët dhe ata që kursejnë energjinë elektrike

ndahen-miliona-euro-shtese-ne-kuader-te-pakos-per-inflacionin-–-perfitojne-studentet-dhe-ata-qe-kursejne-energjine-elektrike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka ndarë mbi 11 milionë euro shtesë në kuadër të Pakos për Inflacionin.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati vlera prej 5.8 milionë euro janë ndarë si masë për ndihmë për studentët dhe punëtorët e sektorit publik, derisa 5.4 milionë euro janë ndarë për ata që kursejnë energjinë elektrike.

“Tani që kemi rikthim të mjeteve në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, vijojmë me ndarje shtesë, pra bëhet fjalë për Pakon për Përballjen me Inflacionin që kanë qenë masat qoftë për sektorin publik dhe studentëve që kanë mbetur ende. Gjithashtu është masë shtesë për kursimin e energjisë, pra në tërësi shuma është 5.8 milionë euro për këto tri masa mbështetëse”, tha Murati.

“Ky propozim vendim ka të bëjë me ndarjen në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë e që përbën hapin e radhës drejt përmbushjes së zotimit tonë për të ndarë 100 milionë euro për subvencionim të tarifave të energjisë elektrike e që ato të mos rriten në mënyrë të pakontrollueshme. Ndarja e radhës në kuadër të ndarjes prej 60 milionë euro është edhe 5.4 milionë euro në mënyrë që të mbulohet subvencionimi i deritanishëm, e përzgjedhur nga Ministria e Ekonomisë”, përfundoi ai.

Related posts

Krasniqi i reagon Lajçakut, e pyet pse BE-ja e ndryshoi qëndrimin për Urën e Ibrit

admin

Ushtria izraelite bombardon një objektiv të Hamasit në Gaza

admin

Kurti ndan pako ​tre milionë euro për komunitetet joshumicë

admin