RTV AHIRETI
Lajme

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor në Malishevë

ndalohen-18-komisionere-per-rastin-e-manipulimit-te-rezultatit-zgjedhor-ne-malisheve

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Malishevë në lidhje me dyshimet për manipulim të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i prokurorisë, Drin Domi ka konfirmuar se operacioni është ndërmarrë nën dyshimet për falsifikim të rezultateve të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton Reporteri.
Aksioni ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Malishevë, e kujtojmë që për rezultat zgjedhor në Prizren premten që lamë pas u ndaluan 109 persona ndërsa, 28 u dërguan në paraburgim.
mësohet se deri më tani 18 komisionerë janë ndaluar për 48 orë.

The post Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor në Malishevë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Turqia synon të bëhet fuqi e rëndësishme energjetike, Erdogan firmos marrëveshje për eksportin e gazit me Turkmenistanin

admin

Trump lavdëron reagimin e policisë ndaj protestës pro-palestineze në Universitetin Columbia

Muhamet Ramadani

Ministria do t’i ndajë nga 80 euro për blerjen e librave

Muhamet Ramadani