Kalimi i ndihmave humanitare si dhe hyrja dhe dalja u ndaluan në Portën Kufitare Rafah, ku ushtria izraelite e mori nën kontroll duke kryer një sulm tokësor në qytetin Rafah të Gazës, raporton Anadolu.
Drejtori për Media i Portës Kufitar Rafah, Wail Abu Muhsin, duke folur për Anadolu tha se njëkohësisht me mbërritjen e automjeteve ushtarake izraelite në rajon, kalimet e ndihmave humanitare u ndaluan plotësisht në këtë kalim kufitar.
Ushtria izraelite më parë kishte njoftuar se ka filluar sulmin tokësor ndaj rajonit Rafah dhe se ka marrë nën kontroll pjesën palestineze të pikës kufitare të Gazës drejt Egjiptit.
Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se në sulme njësitë e ushtrisë në lindje të Rafah u mbështetën nga divizioni 162 dhe brigada 401 e blinduar dhe se u mor nën kontroll pika kufitare Rafah e Gazës drejt Egjiptit.