RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndalohet një serb në Jarinjë i dyshuar për shpërdorim të pasurisë, Petkoviqi ankohet te Lajçaku

ndalohet-nje-serb-ne-jarinje-i-dyshuar-per-shperdorim-te-pasurise,-petkoviqi-ankohet-te-lajcaku

Një serb është ndaluar të dielën në pikën kufitare në Jarinjë, nën dyshimin për shpërdorim të pasurisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se B.B. 72-vjeçar është ndaluar në Jarinjë rreth orës 12:00 dhe është intervistuar në Drenas. I dyshuari është liruar pas intervistimit.

“72-vjeçari, B.B. është arrestuar sot rreth orës 12:00 në Jarinjë, i dyshuar për veprën penale ‘shpërdorim i pasurisë’. Ai është intervistuar në Drenas, e më pas është liruar”, ka thënë për KOHËN, zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Ndërkohë ndaj këtij arrestimi ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Petkoviqi ka thënë se ka njoftuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në lidhje me këtë çështje.

Petkoviqi ka thënë se 72-vjeçari po shkonte me bashkëshorten “në Pejë për një seancë dëgjimore lidhur me një kontest pronësor”.

“Ai u dërgua në qendër paraburgimi, para syve të bashkëshortes, nga policët e Kurtit dhe pavarësisht se ai i është nënshtruar një operacioni në shtyllën kurrizore dhe vuan nga tensioni i lartë. Ai nuk ka mundur ta marrë me vete as një qese me barna. Zyra për Kosovë dhe Metohi menjëherë angazhoi një ekip avokatësh për mbrojtjen dhe personalisht kam kontaktuar familjen për të ofruar çdo lloj ndihme shtesë dhe për çdo gjë e informova drejtpërdrejt Miroslav Lajçakun”, ka thënë Petkoviq, raporton “Kosovo Online”.

Sipas Petkoviqit, bashkëshortja 72-vjeçarit është me prejardhje nga Peja, posedon një shtëpi në qendër të qytetit të Pejës “të cilën e ka konfiskuar Posta e Kosovës”. Ai ka thënë se seanca për këtë pronë do të mbahet nesër.

“Branko disa herë ka vizituar Patriarkanën e Pejës pa asnjë problem dhe sot është arrestuar në prag të çështjes gjyqësore të udhëhequr nga gruaja e tij, që tregon se motivet politike prapa këtij arrestimi”, tha Petkoviqi.

Related posts

Rusia dhe Koreja e Veriut do të rifillojnë shërbimin e trenave të pasagjerëve në korrik

admin

Fredi Beleri lirohet me kusht nga burgu/ Gjykata e Fierit pranon kërkesën, i kishin mbetur edhe 6 javë

RTI

Modi: India është e gatshme të ndihmojë për paqen në Ukrainë

admin