RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndarja e buxhetit solli pakënaqësi në disa komuna

ndarja-e-buxhetit-solli-pakenaqesi-ne-disa-komuna

Viti 2024 solli përsëri pakënaqësi për disa komuna për sa i përket shpërndarjes së buxhetit. Asociacioni i Komunave bënë të ditur se 22 komuna vitin që po vjen do të kenë më pak mjete financiare.

Institut GAP konsideron se në komunat ku udhëheq Vetëvendosje janë ndarë më shumë mjete. E udhëheqës të Odave Ekonomike thonë se investimet kapitale janë kyçe për zhvillim ekonomik.

Edhe këtë vit janë shfaqur pakënaqësi rreth shpërndarjes së buxhetit në komuna nga niveli qendror. Sipas reagimeve të komunave dhe OJQ-ve, thuhet se në komunat ku udhëheq Vetëvendosje, janë ndarë më shumë mjete.

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit te Komunave te Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se ka dallime të mëdha buxhetore në komuna. Sipas tij, 22 komuna do të kenë më pak mjete financiare për investime kapitale. Ai tha se edhe Komisioni Evropian në raport të progresit e ka përmendur këtë çështje.

“Komunat e mesme dhe të vogla janë dëmtuar shumë. Komuna e Deçanit do të ketë mbi 650 mijë euro më pak, Vitia gjysmë milioni më pak, Ferizaj mbi 700 mijë euro më pak në raport me vitin e ardhshëm. Ky konstatim ka ardhur edhe nga kryetarët e komunave dhe një konstatim i tillë mund të shihet edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian””, tha ai

Ibrahimi ritheksoi se tash e një kohë është duke e parë të arsyeshme themelimin e një granti i cili do të mundësonte që ndarja e mjeteve për komuna të bëhet me kritere.

“Kërkojmë që sa më shpejt që është e mundur të themelohet granti i katërt për investime kapitale nëpër komuna ku vlera totale e këtyre investimeve kalon mbi 100 milionë euro. Niveli qendror sipas kryetarëve të komunave në ndarjen buxhetore po përdor kritere politike apo etnike apo subjektive”, tha ai.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane ,Arian Zeka, i ka thënë Radio Kosovës se investimet kapitale janë kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit. “Të realizohen investimet kapitale në përpikëri”, tha Zeka për RTK-Radio.

Njëjtë është shprehur edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. “Investimet kapitale janë infuzion për ekonominë e vendit”, tha Rafuna.

Në analizën e Institutit GAP, është bërë e ditur se ngjashëm me vitin e kaluar, edhe këtë vit, qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje.

“Nga gjithsej 859.2 milionë euro sa janë planifikuar për shpenzime kapitale për vitin 2024, rreth 83% janë vazhdim i projekteve të mëhershme dhe 17% janë planifikuar për projekte të reja kapitale”.

Këtë vit, vlera e investimeve kapitale të reja të nivelit qendror të destinuara për projekte specifike në komuna është 21.8 milionë euro. Ngjashëm me vitin e kaluar, edhe këtë vit, qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje (VV) ku mbi gjysma e kësaj shume (59.5% apo 13 milionë euro) janë orientuar në katër komunat e udhëhequra nga VV (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime). Këto komuna përbëjnë 14.5% të sipërfaqes në Kosovë dhe 11.6% të popullsisë”, thuhet në raportin e GAP-it.

Related posts

Sveçla pas mbylljes së bankës serbe në veri: Sundimi i rendit dhe ligjit do vazhdojë

admin

Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

admin

“Jam i sigurt që do të ketë vendim pozitiv për anëtarësimin”, deputeti ukrainas flet shqip në KiE: Kosova është Evropë!

admin